Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike (KEDS) ka bërë të ditur se kërkesa në rritje për energji po shkakton mbingarkesa në rrjet.
Sipas KEDS ngarkesa e energjisë elektrike po arrin nivele rekorde.
Nga kjo kompani kanë thënë se kjo po ndodhë për shkak të ngrohjes së madhe me energji që po përdorin qytetarët duke bërë thirrje për kursim.
“Kërkesa për energji është në rritje të vazhdueshme, duke arritur tashmë mbi 1,400 MËh. Kjo rritje po shkakton mbingarkesa të shpeshta në rrjet, sidomos për shkak të ngrohjes masive me energji elektrike. Prandaj, kursimi i energjisë elektrike është i domosdoshëm — çdo konsum i mençur ndihmon në ruajtjen e stabilitetit të sistemit dhe siguron furnizim të qëndrueshëm për të gjithë”, thuhet nga KEDS.










