Drita ka siguruar një fitore të madhe dhe historike sonte në Conference League.‘Intelektualët’ triumfuan me shifrat 0 me 1 ndaj Shelbourne, duke siguruar tre pikët e plota, shkruan GazetaBlic Sport.
Pas kësaj fitore, Drita renditet në vendin e 13-të me 5 pikë të arkëtuara, pra është në zonën që dërgon në fazën eliminuese.Në anën tjetër, Shkëndija ka barazuar me skuadrën e Jageillonia, duke fituar një pikë të re.
Kuqezinjtë renditen në vendin e 21-të me 4 pikë të arkëtuara, të cilat e mbajnë poashtu tek një vend që dërgon në fazën eliminuese.











