Në kuadër të Javës Kombëtare të Kulturës, në Kalanë e Gjirokastrës do të hapet ekspozita fotografike e Qendrave Rajonale për Trashëgimi Kulturore Prizren dhe Gjilan, e cila prezanton proceset e restaurimit dhe konservimit të monumenteve në të dy rajonet.
Ekspozita, që hapet më 21 nëntor 2025, sjell para publikut punën profesionale për ruajtjen e trashëgimisë sonë kulturore dhe shënon një bashkëpunim të rëndësishëm ndërinstitucional.
Në aktivitet do të marrë pjesë edhe drejtori i Qendrës për Trashëgimi Kulturore dega Gjilan, z. Arton Hoxha.
Në kuadër të Javës Kombëtare të Kulturës në Republikën e Shqipërisë, Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore Prizren dhe Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore Gjilan, do të prezantojnë ekspozitën fotografike “Restaurimi i monumenteve të trashëgimisë arkitektonike në rajonin e Prizrenit dhe Gjilanit”.
Ekspozita hapet më 21 nëntor 2025, ora 11:00, në Kalanë e Gjirokastrës, dhe sjell para publikut proceset e restaurimit dhe konservimit që po realizohen në të dy rajonet.
Ky aktivitet shënon bashkëpunimin e vazhdueshëm ndërinstitucional dhe angazhimin për promovimin dhe mbrojtjen e trashëgimisë sonë kulturore!
Kjo ekspozitë do të shoërohet edhe nga drejtori i Qendrës për Trashëgemi Kulturore dega në Gjilan zt.Arton Hoxha









