Komuna e Kamenicës u përfaqësua denjësisht në konferencën e Këshillit të Nxënësve nga Kryetari i Këshillit të Nxënësve në nivel komune, Blend Kastrati, i cili ishte pjesë e panelit kryesor të diskutimit.
Ai ndau përvojat, vizionin dhe idetë për fuqizimin e të rinjve, duke theksuar rëndësinë e krijimit të një mjedisi shkollor më të sigurt, më gjithëpërfshirës dhe më të orientuar drejt bashkëpunimit.
Në këtë konferencë u mblodhën përfaqësues të nxënësve nga e gjithë Kosova për të diskutuar rreth paqes, sigurisë dhe avokimit të të rinjve në shkollat e mesme.
Nga Kamenica morën pjesë edhe përfaqësues të Këshillit të nxënësve të tri shkollave të mesme të komunës sonë:
📘 IAAP “Andrea Durrësaku”
📗 Gjimnazi “Ismail Qemali”
📙 Shkolla e Mesme “Sejdi Kryeziu” – Roganë
Konferenca synonte:
1️⃣ Rritjen e ndërgjegjësimit për Axhendën e Rinisë, Paqes dhe Sigurisë (YPS).
2️⃣ Ndërtimin e kapaciteteve të nxënësve në avokimin për paqe dhe siguri.
3️⃣ Hartimin e rekomandimeve konkrete për shkolla të sigurta dhe gjithëpërfshirëse.
4️⃣ Forcimin e rrjeteve dhe dialogut ndërmjet përfaqësuesve të nxënësve nga komuna të ndryshme.









