Karate Klubi “Agim Ramadani” nga Gjilani po merr pjesë në Ligën Botërore të Karatesë, e cila po zhvillohet në Venecia të Italisë, një nga garat më prestigjioze ndërkombëtare ku këtë vit marrin pjesë mbi 3,000 garues nga e gjithë bota.
Klubi nga Gjilani po përfaqësohet me katër sportiste të rinj, të cilët do të garojnë në disiplinën Kumite, si dhe nga trajneri i tyre:
1.Elma Bilalli – Juniore, -53 kg
2.Tuana Bilalli – Kadete, -47 kg
3.Amra Demaj – U14, -52 kg
4.Amar Daku – U14, -45 kg
Klubi udhëhiqet nga trajneri Shkelzen Balaj, i cili u shpreh se pjesëmarrja në një garë të këtij niveli përbën një përvojë të jashtëzakonshme zhvillimi dhe sfidë të rëndësishme për sportistët e rinj.
Pjesëmarrja e klubit “Agim Ramadani” në Ligën Botërore konsiderohet një mundësi e madhe për të dëshmuar cilësinë dhe talentin e karatistëve të rinj nga Gjilani dhe Kosova në arenën ndërkombëtare./Radio Star/










