Talentja dhe nxënësja e Shkollës së Muzikës në Gjilan, Puhiza Sadiki, interpretoi sot para Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani. Ajo performoi në piano disa nga veprat e njohura muzikore, duke e mahnitur Presidenten me teknikën dhe ndjeshmërinë e saj artistike.
Gjatë vizitës, Presidentja Osmani u njoh edhe me talentet e shumta që kultivon kjo shkollë e muzikës, duke vlerësuar punën dhe përkushtimin e nxënësve dhe stafit pedagogjik.
Puhiza Sadiki është një emër i njohur në skenën e të rinjve muzikantë, pasi ka marrë pjesë në shumë gara ndërkombëtare ku ka arritur rezultate të larta dhe ka fituar çmime në vende të ndryshme të Evropës./Radio Star/







