Manuel Pellegrini, kryetrajner i Betisit ishte ankuar se Rayo Vallecano ia kishte ngushtuar fushën për nga një metër në të dy anët, derisa nuk dihet se ku do të jenë vijat në ndeshjen ndaj Dritës.

Gazetarët spanjollë këtë e zbuluan në konferencën për shtyp para ndeshjes dhe kërkuan të dijnë opinionin e strategut gjilanas.
Ramadani u përgjigj se ekipi i tij është mësuar të luajë në fusha të ndryshme. Sipas tij do mundohen të paraqiten sa më mirë që është e mundur duke e cilësuar favorit ekipin vendas.
Ne u bindëm në vendin e ngjarjes që fusha është e ngushtuar dhe ende qëndrojnë dy vija./kryelajmi/

