LRF Gjilan shpalli të mbyllur vitin kalendarik në një festë sportive, në praninë e klubeve dhe shkollave të futbollit.
Të pranishëm ishin edhe Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, z. Agim Ademi, i cili u nderua me mirënjohje, Drejtori i Kombëtares, Muharrem Sahiti, si dhe përfaqësuesit e mediave, të cilat u vlerësuan për kontributin e tyre në promovimin e futbollit lokal.
Në emër të LRF Gjilan, Kryetari Armend Misini falënderoi drejtuesit e FFK-së, përfaqësuesit e bizneseve që mbështesin garat komunale, shkollat dhe klubet sportive, duke theksuar edhe arritjet kryesore të vitit 2025.
Kryetari Misini potencoi se shumë projekte të rëndësishme janë në pritje për vitin e ardhshëm, me synim zhvillimin e mëtejmë të futbollit në rajon.
Shihemi në vitin e ardhshëm 👋

