Sot, Lëvizja Vetëvendosje organizon një tubim në qytetin e Gjilanit, ku pranishëm do të jetë kandidati për kryeministër të Kosovës, Albin Kurti, si dhe kandidatët për deputet. Ky aktivitet synon të prezantojë programin dhe prioritetet e partisë për qytetarët e Gjilanit dhe më gjerë.
Tubimi do të mbahet në Teatrin e Qytetit në Gjilan, duke filluar nga ora 17:00. Të gjithë qytetarët janë të ftuar të marrin pjesë dhe të dëgjojnë nga afër idetë dhe vizionin e kandidatëve për të ardhmen e vendit.

