NJOFTIM PËR NDËRPRERJE TË PËRKOHSHME TË FURNIZIMIT ME UJË
📅 Data: 19 janar 2026
Të nderuar konsumatorë,
Ju njoftojmë se, si pasojë e një defekti në gypin kryesor të ujësjellësit, në FPU Përlepnicë është ndërprerë përkohësisht procesi i trajtimit të ujit.
Si rezultat, furnizimi me ujë në Zonën e Shërbimit të Gjilanit do të jetë i ndërprerë përkohësisht, deri në sanimin e defektit.
Ekipet tona teknike janë në terren dhe po punojnë intensivisht për rikthimin sa më të shpejtë të furnizimit me ujë.
💧 Faleminderit për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj!
Me respekt,
KRU “Hidromorava” SH.A – Gjilan
☎️ 0800 61 000










