Shërbimi i Zjarrfikësve në Gjilan ka nderuar sot me një urim të veçantë kolegun e tyre të kahershëm, Mehmet Dauti, me rastin e 65-vjetorit të lindjes dhe daljes në pension, duke e falënderuar për kontributin dhe përkushtimin shumëvjeçar në shërbim të qytetarëve. Në urimin e tyre thuhet:
“I nderuar z. Mehmet Dauti,
Në këtë ditë të veçantë, kemi kënaqësinë t’ju urojmë nga zemra gëzuar ditëlindjen 65 e festofsh edhe 100 tjera me shëndet dhe njëkohësisht pension të mbarë!
Pas shumë vitesh përkushtimi, pune të palodhur dhe kontributi të çmuar, sot nis një kapitull i ri në jetën tuaj – ai i pushimit të merituar, kohës për veten, familjen dhe pasionet që ndoshta i keni lënë për më vonë.
Ju falënderojmë për profesionalizmin, urtësinë dhe shembullin që keni dhënë ndër vite. Do të mbeteni gjithmonë një figurë e respektuar dhe e vlerësuar mes nesh.
Ju urojmë pensionim të qetë, shëndet të plotë dhe një jetë të mbushur me paqe, kënaqësi dhe shije jete.”

