Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, zyrtar policor të Stacionit Policor në Gjilan me datën 13.02.2026 në vazhdën e implementimit të planit operativ për realizim të urdhëresave gjyqësore, pas ndërmarrjes së veprimeve të nevojshme operative dhe hetimore kanë arritur që të lokalizojnë dhe arrestojnë personin B.D. mashkull kosovare.
I arrestuari ishte në kërkim me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Gjilan për vuajtje të dënimit me burg në kohëzgjatje prej dy (2) vitesh, për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” nga neni 267 i KPRK-së.
Pas përfundimit të procedurave i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan do të vazhdojë me realizim të urdhëresave gjyqësore dhe ndërmarrjes së veprime operative ndaj personave që nuk u janë përgjigjur thirrjeve të organeve të drejtësisë.

