Partia Demokratike e Kosovës ka bërë me dije se nuk do ta votojë për në Projektbuxhetin për vitin 2026, i cili do të shqyrtohet sot në lexim të dytë.
Para fillimit të seancës parlamentare, deputetët e kësaj partie kanë treguar arsyet pse nuk do të votojnë këtë projektligj.
Deputetja e PDK-së, Blerta Dleiu-Kodara, ka thënë se VV-ja nuk e ka përkrahur asnjë nga 32 amendamentet e propozuar nga kjo parti.
“PDK-ja me amendamentet e saj, me 32 amendamentet, të cilat i ka propozuar, duke bërë përpjekje që të bëj këtë buxhet sa më të plot, sa më gjithëpërfshirës dhe sa më të qasshëm për qytetaret e Republikës së Kosovës, nuk kemi gjetur mbështetjen e Lëvizjes Vetëvendosje” ka thënë ajo.

