Ka përfunduar ndeshja mes SC Gjilani dhe FC Prishtina, e vlefshme për xhiron e 21-të të kampionatit.
Gjilanasit arritën të regjistrojnë një fitore të rëndësishme falë golit të vetëm të shënuar nga Edi Basa, i cili rezultoi vendimtar për fatin e takimit. Ndeshja ishte e luftuar në mesfushë, me të dyja skuadrat që kërkuan golin, por vendasit treguan më shumë konkretizim në momentet kyçe.
Me këtë triumf, Gjilani shkon në kuotën e 30 pikëve.

