Vëllaznimi i Gjakovës vendos ‘Lulen e verdhë’ në fanellat e veta, në vend të sponsorit gjeneral, deri në fund të sezonit.
Ky simbol është në nderim të grave që i mbijetuan dhunës seksuale gjatë luftës.
“Si shenjë respekti dhe solidariteti, do ta mbajmë lulen e verdhë anemonë në fanellat tona. Qëndrojmë së bashku për të mbrojtur dinjitetin e tyre dhe për të kërkuar drejtësi, duke u siguruar që zëri i tyre të mos harrohet kurrë,” shkruan faqja zyrtare e klubit.
Një shembull i jashtëzakonshëm i solidaritetit dhe respektit.

