Ambasadori i Mbretëria e Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka vlerësuar lart paraqitjen e Kosovës në përballjen ndaj Turqia, duke e cilësuar rrugëtimin e saj si mbresëlënës.
Ai tha se progresi i Kosovës në një periudhë kaq të shkurtër kohore përbën një arritje të jashtëzakonshme në skenën ndërkombëtare.
“Bravo Kosova për një performancë të shkëlqyer dhe një rrugëtim të jashtëzakonshëm në këtë kampanjë të Kupës së Botës. Ka shumë arsye për krenari. Herën tjetër do të arrini edhe më larg”, u shpreh ai.
Në fund, Hargreaves shtoi me optimizëm: “Shihemi në Botërorin 2030”.

