Ministria për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare ka bërë të ditur se janë realizuar pagesat për disa nga skemat sociale dhe pensionale në vend.
Sipas njoftimit zyrtar, pagesat përfshijnë veteranët e luftës, përfituesit e pensioneve të parakohshme nga Trepça Sh.A, si dhe përfituesit e pensioneve familjare.
Nga këto skema kanë përfituar gjithsej 39,034 veteranë, 813 pensionistë të parakohshëm dhe 2,409 përfitues të pensionit familjar.
Ministria ka theksuar se ekzekutimi i këtyre pagesave është bërë në kuadër të përmbushjes së obligimeve ndaj kategorive përfituese dhe mbështetjes së tyre financiare.


