Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka përgëzuar publikisht klubin KB Drita për rikthimin në elitën e basketbollit kosovar, duke e cilësuar këtë arritje si një moment të rëndësishëm për sportin dhe qytetin.
Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Hyseni ka shprehur krenarinë dhe emocionin për suksesin e klubit, i cili pas një periudhe të gjatë rikthehet në Superligë.
“KB DRITA NË SUPERLIGË 🏆
Pas shumë vitesh, klubi ynë i zemrës, KB Drita rikthehet aty ku e ka vendin. 🏀⛹️♂️
Urime klubit, lojtarëve e Intelektualëve. 🤍💙”, ka shkruar ai.
Ky rikthim konsiderohet si një hap i madh për basketbollin gjilanas, duke rikthyer entuziazmin te tifozët dhe duke hapur një kapitull të ri për klubin. Suksesi i KB Dritës është rezultat i angazhimit të vazhdueshëm të lojtarëve, stafit dhe mbështetjes së komunitetit sportiv.
Me rikthimin në Superligë, pritet që KB Drita të sjellë më shumë konkurrencë dhe cilësi në basketbollin kosovar, ndërsa qyteti i Gjilanit fiton sërish një përfaqësim dinjitoz në nivelin më të lartë të këtij sporti./Radio Star/

