Mbrojtësi i Dritës, Besnik Krasniqi, ka vazhduar kontratën me klubin, duke konfirmuar qëndrimin e tij në skuadrën gjilanase shkruan Radio Star.
Kontrata e Krasniqit ishte në përfundim, me vetëm dy muaj të mbetur, por palët kanë arritur marrëveshje për vazhdimin e bashkëpunimit. Këtë e ka bërë të ditur trajneri i Dritës, Zekirija Ramadani, në konferencën e mbajtur sot.
Njoftimi zyrtar nga klubi i Dritës për rinovimin e kontratës së Besnik Krasniqit pritet të publikohet në ditët në vijim./radiostargjilan/

