Burime nga Kanal 10 bëjnë të ditur se sonte, rreth orës 21:00, pritet të mbahet seanca për votimin e presidentit.
Sipas këtyre burimeve, seanca që po zhvillohet aktualisht nuk ka karakter vendimmarrës, por është e fokusuar në diskutimet ndërmjet deputetëve lidhur me procesin e zgjedhjes së presidentit.
Mësohet se gjatë kësaj mbledhjeje po shqyrtohen qëndrimet e grupeve parlamentare dhe mundësitë për arritjen e një marrëveshjeje, në mënyrë që në mbrëmje të procedohet me votim.
Ende nuk ka konfirmim zyrtar për rendin e ditës së seancës së orës 21:00, ndërsa mbetet të shihet nëse do të ketë konsensus të mjaftueshëm për zgjedhjen e presidentit.

