FC Drita ka shënuar një fitore tejet të rëndësishme në garën për titull kampion, duke mposhtur FC Prishtina me rezultat minimal 1-0 në ndeshjen e zhvilluar sot në Gjilan.
Heroi i takimit ishte Blerim Krasniqi, i cili realizoi golin vendimtar për vendasit, duke i siguruar Dritës tri pikë shumë të vlefshme në fazën më vendimtare të kampionatit.
Takimi dhuroi një lojë të bukur dhe mjaft të balancuar, me raste të mira shënimi nga të dyja skuadrat. Ritmi i lartë dhe rivaliteti në fushë e bënë këtë përballje mjaft interesante për tifozët e pranishëm.
Me këtë fitore, Drita shkëputet përkohësisht në krye të tabelës me tetë pikë më shumë se FC Ballkani, që nesër do të përballet me KF Drenica në Skenderaj.
Kujtojmë se Drita dhe Ballkani po zhvillojnë një garë të fortë për titullin kampion, ndërsa çdo ndeshje në këtë fazë të sezonit po rezulton vendimtare në luftën për kreun e tabelës./Radio Star.

