I pari i Gjilanit, Alban Hyseni, ka uruar FC Dritën për suksesin historik pas sigurimit të titullit të pestë kampion në Superligën e Kosovës.
Në një mesazh të tij publik, ai theksoi se “historia shkruhet nga kampionët”, duke vlerësuar lart punën, sakrificën dhe karakterin e ekipit gjilanas që arriti edhe një herë të ngjitet në majën e futbollit kosovar.

