Menjëherë pas këtij suksesi të madh, ka ardhur edhe reagimi i presidentit të klubit, Valon Murseli, i cili ka vlerësuar lart arritjen e ekipit dhe përkrahjen e tifozëve.
“Historia vazhdon të shkruhet! I lumtur me suksesin e arritur, një yll që do të shëndritë tash e tutje mbi Dritë! Nuk do ndalemi, do vazhdojmë punën për sukseset tjera.
Faleminderit Intelektualët për përkrahjen e vazhdueshme. Drita, krenaria e qytetit”, ka shkruar Murseli, duke theksuar vazhdimësinë e ambicieve të klubit gjilanas.

