Lutfi Haziri nga LDK-ja, ka treguar se kush do të jenë kandidatët e LDK-së për deputetë nga Gjilani.
Ai tha se ata do të jenë Besim Guda, Gentrit Murseli, Valentina Bunjaku Rexhepi dhe Drenushë Maloku Bejtullahu.
Postimi i plotë:
LDK jep dashni, dije, përgjegjësi dhe bashkëpunim me të gjithë ata që e duan Zotin, Republikën e Kosovës dhe të ardhmen e saj stabile, të zhvilluar ekonomikisht, me mirëqenie sociale dhe demokraci të zhvilluar.
Një proces i ri zgjedhor për Republikën. Jemi bashkuar në dallimet tona për rrugën më të mirë, por me një qëllim të vetëm: rikthimin e madh të LDK-së për Kosovën.
Më lejoni t’ju njoftoj për pesë kandidaturat e Degës së Gjilanit për deputetë në zgjedhjet e 7 qershorit: unë, bashkë me dr. Besim Guda, Gentrit Murseli, Valentina Bunjaku Rexhepi dhe Drenushë Maloku Bejtullahu.
Zotohemi se do të jemi zëri juaj më i fuqishëm në Kuvendin e Republikës. Në veçanti, do të jemi gardianë të projekteve zhvillimore të Gjilanit dhe Anamoravës.
Na priftë e mbara. LDK, besë e shpresë për Kosovën!

