Policia e Maqedonisë së Veriut ka ndërprerë plotësisht qarkullimin në pikat kufitare me Kosovën, pas rënies së sistemit të regjistrimit të hyrje-daljeve.
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar e Kosovës ka njoftuar se problemi është paraqitur rreth orës 13:40, duke shkaktuar bllokim të qarkullimit për persona, vetura dhe autobusë.
Sipas njoftimit, për shkak të ndërprerjes së sistemit në RMV janë krijuar kolona të gjata në kufi.
Autoritetet u kanë rekomanduar qytetarëve që të përdorin pikat kufitare Stançiq–Bellanoc dhe Glloboçicë deri në normalizimin e situatës.
QKMK ka bërë të ditur se për informata shtesë qytetarët mund të kontaktojnë në numrat 045198000, 045198606 dhe në linjën pa pagesë 080050095.
Këtë të martë, studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut do të mbajnë protestën e radhës për të kërkuar të drejtën për të zhvilluar provimet në gjuhën shqipe.

