FC Ferizaj ka reaguar ashpër pas ndeshjes ndaj KF Dukagjini, duke shprehur pakënaqësi të madhe ndaj referimit të gjyqtarit Genc Nuza.
Skuadra ferizajase u mposht në minutat shtesë të takimit, ndërsa në kampin e Ferizajt pretendojnë se janë dëmtuar nga një vendim i arbitrimit, duke aluduar në një penallti të paakorduar në momentet vendimtare të sfidës.
Përmes një statusi në rrjetet sociale, klubi reagoi me tone ironike ndaj gjyqtarit kryesor:
“Genc Nuza, urime Kupa e Kosovës. Turpi ndryshe nuk është!
Në medalje nuk marrim.”
Reagimi i klubit ka ngjallur diskutime të shumta në opinionin sportiv, sidomos për nivelin e arbitrimit në ndeshjet vendimtare të futbollit kosovar. Nga ana tjetër, deri më tani nuk ka pasur ndonjë reagim zyrtar nga organet e garës apo nga vetë gjyqtari lidhur me pretendimet e Ferizajt./Radio Star/


