📍 Gjilani sonte dha një mesazh të fuqishëm shprese, bashkimi dhe besimi në të ardhmen e Kosovës.
Në sheshin “Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha” u dëshmua se forca më e madhe e Kosovës ka qenë gjithmonë bashkimi i njerëzve rreth idealeve të lirisë, demokracisë dhe shtetndërtimit. Këto janë vlerat që kanë udhëhequr brezat e tërë të shqiptarëve në rrugëtimin e tyre për liri dhe pavarësi.
Në tubim u theksua se dallimet në mendime janë vlerë e demokracisë, por se mbi të gjitha duhet të na bashkojë interesi i Republikës së Kosovës. Pikërisht ky bashkim, kjo frymë e respektit dhe bashkëpunimit, po e forcon sot Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe po e kthen atë në qendër të vendimmarrjes politike.
Një falënderim i veçantë iu kushtua mërgatës sonë, e cila për dekada me radhë ka mbajtur gjallë lidhjen me atdheun dhe ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm për lirinë, shtetndërtimin dhe zhvillimin e Kosovës. Gjilani dhe Anamorava janë ndër trevat që e ndiejnë më së shumti këtë lidhje të fuqishme me bashkatdhetarët tanë në mbarë botën.
Mesazhi i Gjilanit ishte i qartë: bashkëpunimi nuk është dobësi, por vlerë. Dashuria për Republikën është më e madhe se çdo përçarje. Politika duhet të jetë mision dhe përgjegjësi ndaj qytetarëve, jo konflikt i përhershëm.
Prandaj më 7 qershor qytetarët do të kenë mundësinë të zgjedhin stabilitetin, zhvillimin dhe bashkimin, duke i dhënë Kosovës institucione të forta dhe një drejtim të qartë euro-atlantik.
Gjilani sonte dëshmoi se është gati t’i prijë këtij ndryshimi.
🗳️ LDK 113 ✅
🗳️ Ferid Agani 38 ✅
#LDK113 #FeridAgani38










