Telegram ngushëllimi familjes Bunjaku🎗️
E nderuara familje Bunjaku,
Me dhimbje të thellë dhe pikëllim të madh morëm lajmin për ndarjen tragjike dhe të parakohshme nga jeta të më të dashurit tuaj, Fatjon Bunjakut.
Në emrin e gjithë komunitetit kuqebardh, ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta për këtë humbje të rëndë e të pazëvendësueshme.
Fatjoni ishte shumë më tepër se një futbollist i talentuar. Ai ishte një djalë i edukuar, i përkushtuar dhe me ëndrra të mëdha, i cili me punën, karakterin dhe dashurinë për futbollin arriti të fitojë respektin e të gjithë atyre që patën fatin ta njohin dhe të punojnë me të.
Kontributi i tij në klubin tonë do të mbetet pjesë e kujtimeve të çmuara. Fatjoni përfaqësoi me krenari ngjyrat e tona dhe ishte një shembull i një sportisti që gjithmonë synonte të ecte përpara.
Largimi i tij në një moshë kaq të re na ka tronditur të gjithëve. Futbolli kosovar humbi një talent të madh, ndërsa familja, miqtë dhe bashkëlojtarët humbën një njeri të dashur, që la gjurmë të pashlyeshme në zemrat e tyre.
Në këto çaste të rënda, ndajmë dhimbjen me ju dhe lutemi që të gjeni forcë për ta përballuar këtë humbje të madhe.
Me respekt,
SC Gjilani

