Një tjetër sukses i rëndësishëm për gjeneratën U15 të Dritës, e udhëhequr nga trajneri Ismaili.
“Bardhekaltërit” kanë siguruar kualifikimin në finalen e madhe të playoff-it pasi mposhtën Sh.F. Kurda me rezultat 3:1 në ndeshjen gjysmëfinale.
Me këtë fitore, Drita U15 vazhdon paraqitjet mbresëlënëse gjatë këtij sezoni dhe tashmë pret të mësojë kundërshtarin e finales. Ai do të përcaktohet pas përballjes tjetër gjysmëfinale ndërmjet Ramiz Sadikut dhe 2 Korrikut, e cila zhvillohet të premten.
Finalja e madhe do të luhet të dielën, me fillim nga ora 17:00, ku Drita do të synojë ta kurorëzojë sezonin me trofe.
Urime ekipit dhe stafit teknik për arritjen e radhës dhe suksese në finalen vendimtare.

