Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, ka bërë të ditur se rreth 200 maturantë po ndjekin kurset përgatitore falas për Testin e Maturës, të organizuara në Gjimnazin “Xhavit Ahmeti”.
Sipas tij, interesimi dhe përkushtimi i madh i nxënësve dëshmojnë vullnetin e tyre për t’u përgatitur sa më mirë për këtë test të rëndësishëm, ndërsa ka shprehur mirënjohje për Shoqatën e Matematikanëve dhe mësimdhënësit e gjuhës shqipe për kontributin e tyre në realizimin e këtyre kurseve.

