Besimtarët e komunitetit mysliman nga Kosova kanë marrë rrugë për në vendet e shenjta Mekë e Medinë për të kryer Haxhin. Nga Gjilani janë gjithsej 76 haxhinj që kanë marrë rrugën për vendet e shenjta.
Gjithashtu edhe këtë vit me ftesë të mbretit të Arabisë, Saudite Salman Bin Abdulaziz Al Saud janë të ftuar 10 kosovarë ku 3 nga ta janë nga qytetit i Gjilanit. Në këtë ekip janë Arber Ismajli. nënkryetar i komunës së Gjilanit, Agim Salihu ekspert i qeverisjes lokale si dhe Ekrem Halimi profesor në Universitetin Kadri Zeka në Gjilan.
Haxhinjtë nga Gjilani i vizitoi Arber Ismajli, nënkryetar i komunës së Gjilanit, i cili u prit nga kreu i BIK-ut në Gjilan, Naim Aliu dhe sekretari i BIK në Gjilan, Agim Hyseni.
Nënkryetari Ismajli uroi haxhinjtë që të jenë mirë me shëndetin e tyre dhe që Zoti t’iu pranon Haxhin të gjithë haxhinjve nga mbarë bota.
Nga ana e tij, Naim Aliu kryetar i BIK-ut në Gjilan njoftoi nënkryetarin Ismajli se haxhinjtë nga Gjilani janë të gjithë shëndoshë e mirë, kanë kryer umren dhe në ditët në vijim presin për t’i kryer obligimet tjera të Haxhit.