Federata e Futbollit e Kosovës njofton se garat në Superligë dhe në Ligën e Parë për edicionin garues 2026/27 do të fillojnë më 15 gusht.
Fillimi i kampionatit në mesin e muajit gusht do t’u mundësojë skuadrave kohë të mjaftueshme për fazën përgatitore verore, zhvillimin e ndeshjeve kontrolluese dhe kompletimin e skuadrave para nisjes së garave zyrtare.
Ndërkohë, organet e FFK-së janë duke finalizuar të gjitha përgatitjet organizative për sezonin e ri, teksa detajet lidhur me shortin e garave, orarin e ndeshjeve dhe kalendarin për sezonin 2026/27 do të bëhen të ditura në javët në vijim.

