Rogana do të jetë sërish qendër e sportit dhe bashkimit komunitar me organizimin e Turnirit Tradicional të Futbollit të Vogël “Rogana 2026”, i cili mbahet në nderim të dëshmorëve të kombit, Selver Kryeziu dhe Emin Kryeziu.
Turniri nis më 11 korrik, ndërsa organizatorët kanë paraparë një fond të konsiderueshëm shpërblimesh. Ekipi fitues do të shpërblehet me 5,000 euro, ndërsa vendi i dytë me 1,000 euro. Për pjesëmarrje, ekipet duhet të paguajnë 100 euro.
Ky aktivitet sportiv, tashmë tradicional, pritet të mbledhë dhjetëra ekipe dhe qindra sportdashës, duke e kthyer Roganën në një qendër të atmosferës festive dhe konkurrencës sportive. Për paraqitjen e ekipeve dhe informata shtesë, organizatorët kanë vënë në dispozicion numrin kontaktues 044 913 067.

