SC Gjilani e ka zyrtarizuar para pak minutash Bleart Tolajn, duke i uruar mirëseardhje në klub.
Mirëpo, vetëm pak minuta më vonë, FC Ballkani ka dalë me një njoftim zyrtar, ku konfirmon vazhdimin e bashkëpunimit me lojtarin.
Ja komunikata e plotë e klubit:
𝐕𝐀𝐙𝐇𝐃𝐎𝐉𝐌𝐄̈ 𝐁𝐀𝐒𝐇𝐊𝐄̈! 🟠⚫
FC Ballkani ka kënaqësinë të njoftojë se Bleart Tolaj ka rinovuar kontratën edhe për dy vite të tjera.
Me përkushtimin, karakterin dhe cilësinë e tij në fushë, Blearti do të vazhdojë të jetë pjesë e rëndësishme e objektivave tona. Besimi i ndërsjellë vazhdon dhe rrugëtimi ynë së bashku sapo është zgjatur.
Na presin sfida të reja, fitore të reja dhe suksese të reja.

