Bleart Tolaj është zyrtarisht futbollist i SC Gjilanit. Klubi kuqe-bardhë ka konfirmuar transferimin e sulmuesit përmes një komunikate për media.
Radio Star kishte raportuar ekskluzivisht para disa javësh për arritjen e marrëveshjes mes Tolajt dhe drejtuesve të Gjilanit, lajm që tashmë është bërë zyrtar.
Për SC Gjilanin, ky është transferimi i parë në këtë afat kalimtar, pas largimit të një numri të madh lojtarësh nga skuadra. Ndërkohë, klubi pritet të vazhdojë me përforcime dhe të zyrtarizojë edhe afrime të tjera në ditët në vijim.

