Klubi i Dritës ka prezantuar zyrtarisht fanellat e reja për sezonin 2026/27, duke zbuluar dizajnin me të cilin skuadra do të paraqitet në ndeshjet e edicionit të ri.
Fanellat ruajnë ngjyrat tradicionale bardhekaltër, ndërsa sjellin edhe elemente moderne që pasqyrojnë identitetin dhe historinë e klubit.
Fanellat e reja pritet të vishen nga futbollistët në ndeshjet e kampionatit, Kupës dhe kompeticioneve evropiane, duke shoqëruar skuadrën në sfidat që e presin gjatë sezonit 2026/27.

