Kompania Royal Beverage LLC me seli në Gjilan, me rastin e rritjes se kapaciteteve prodhuese dhe shtimin e linjave të prodhimit Royal Beverage LLC shpall konkurs për pozitat:
1 Inxhinier i Makinerisë
1 Punëtor Operativ në Mirëmbajtje
3 Operator në makina të prodhimit
1 Agjentë i shitjes në terren
1 Ekzekutues i porosive në terren
————————————————————————–
POZITA 1
1 Inxhinier i Makinerisë
Vendi i punës: Gjilan
Detyrat dhe përgjegjësitë:
• Bën analizën e plotë të proceseve dhe instalimeve makinerike në objektet prodhuese të kompanisë;
• Mbikëqyr funksionimin, mirëmbajtjen dhe optimizmin e pajisjeve prodhuese;
• Jep rekomandime teknike për përmirësimin e proceseve të prodhimit dhe rritjen e efikasitetit;
• Organizon dhe koordinon punën e kontraktorëve dhe ekipeve teknike gjatë realizimit të projekteve;
• Mbikëqyr instalimin, servisimin dhe mirëmbajtjen e linjave të prodhimit;
• Siguron respektimin e standardeve teknike dhe të sigurisë në punë;
• Informon menaxhmentin për ecurinë e projekteve dhe aktiviteteve teknike;
• Pranon detyrat nga udhëheqësi apo personi i autorizuar dhe siguron implementimin e tyre në afatet e përcaktuara.
Kualifikimet:
• Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike;
• Së paku 2 vite përvojë pune në industri prodhuese ose në mbikëqyrje të instalimeve makinerike;
• Aftësi të mira organizative dhe menaxhuese;
• Aftësi të mira komunikimi dhe pune në ekip;
• Njohuri të mira të proceseve të mirëmbajtjes industriale;
• Të posedojë patentë shoferi, Kategoria B.
————————————————————————–
POZITA 2
1 Punëtor Operativ në Mirëmbajtje
Detyrat dhe përgjegjësitë:
• Kryen mirëmbajtjen preventive dhe mirëmbajtjen bazë korrigjuese të pajisjeve, makinerive dhe objekteve të kompanisë.
• Mbikëqyr dhe kontrollon procesin e ngarkimit dhe shkarkimit të produkteve në fabrikë dhe depo.
• Ofron mbështetje teknike gjatë procesit të prodhimit dhe intervenon në raste të defekteve të vogla për të siguruar vazhdimësinë e punës.
• Kryen kontrolle të rregullta të pajisjeve, instalimeve dhe infrastrukturës së kompanisë.
• Kujdeset për mirëmbajtjen e automjeteve të kompanisë, duke kontrolluar gjendjen teknike, nivelin e vajit dhe lëngjeve, presionin e gomave, pastërtinë, servisimet periodike dhe raportimin me kohë të çdo defekti ose nevoje për riparim.
• Bashkëpunon me sektorët e prodhimit, magazinës dhe logjistikës për mbarëvajtjen e proceseve të punës.
• Merr pjesë në organizimin dhe sistemimin e hapësirave të punës, depove dhe pajisjeve.
• Respekton procedurat e sigurisë dhe standardet e kompanisë gjatë kryerjes së detyrave.
• Kryen edhe detyra të tjera operative dhe teknike sipas nevojave të procesit të punës dhe kërkesave të menaxhmentit.
Kualifikimet:
• Shkollë e mesme profesionale (drejtim teknik) ose përvojë pune në pozita të ngjashme.
• Njohuri bazë në mirëmbajtjen e pajisjeve mekanike dhe elektrike përbëjnë përparësi.
• Aftësi për zgjidhjen e problemeve teknike dhe punë të pavarur.
• Përgjegjësi, korrektësi dhe gatishmëri për punë në ekip.
• Patentë shoferi – Kategoria B.
————————————————————————–
POZITA 3
3 Operator në makina të prodhimit
Lokacioni: Royal Beverage, Gjilan
Detyrat kryesore:
• Operimi dhe mbikëqyrja e makinave në linjën e prodhimit të pijeve freskuese (RC Cola, Frostea, RedRain, Royal Water).
• Sigurimi i funksionimit të rregullt të pajisjeve gjatë procesit të mbushjes dhe paketimit.
• Raportimi i çdo parregullsie tek drejtuesi i prodhimit.
• Kujdesi për pastërtinë dhe mirëmbajtjen e vendit të punës.
Kërkesat:
• Përvojë paraprake në prodhim apo operim makinash (e preferueshme, por jo e domosdoshme).
• Vëmendje në detaje dhe përgjegjësi në punë.
• Gatishmëri për punë me ndërrime.
————————————————————————–
POZITA 4
1 Agjentë i shitjes në terren
Pozita: Agjend i shtijës në Teren – 1 Pozitë
Kompania: RC COLA – Royal Beverage LLC Gjilan
Detyrat primare –
• Hapja e Pikave të Reja: Identifikimi dhe hapja e pikave të reja të shitjes.
• Listimi i Produkteve: Sigurimi që produktet e kompanisë janë të listuara në mënyrë të duhur.
• Menaxhimi i raporteve me klientët: Krijimi dhe mbajtja e marrëdhënieve të mira me klientët.
• Realizimi i shitjeve: Arritja e objektivave të shitjeve dhe promovimi i produkteve.
• Raportimi i aktivitetit të shitjeve: Raportimi mbi progresin dhe sfidat e shitjeve.
• Monitorimi i konkurrencës: Ndjekja e aktiviteteve të konkurrentëve dhe sugjerimi i përmirësimeve.
• Përmirësimi i shërbimit ndaj klientëve: Trajtimi i ankesave dhe kërkesave të klientëve.
Mundësi Avancimi: Pozita mund të ngrihet në bazë të performancës.
Puna ekipore:
• Përshtatja me ekip.
• Puna grupore është e përditshme, përshtatje me grupin.
• Sjellja dhe komunikimi formal gjithmonë në kontura të punës.
Raportimi:
• Kryerja e detyrave me përpikëri.
• Raportimi te personat kompentent.
• Ruajtja e konfidencialitetit.
• Përgjegjësia në detyrat e punës.
Arsimimi:
• I mesëm (mjafton)
Përvoja:
• Përvojë e dëshmuar në lëmi të njejtë të punës
Aftësitë:
• Aftësi të shkëlqyera ndërpersonale dhe komunikative për të punuar
• Aftësi të forta udhëheqëse për punë ekipore.
• Adaptueshmëri për të trajtuar sfidat dhe zakonet e panjohura në kompani.
POZITA 5
1 Ekzekutues i porosive në terren
Pozita: Ekzekutues i porosive (Vozitës) me Furgon, kategori B – 1 Pozitë
Kompania: RC COLA – Royal Beverage
Lokacioni: Gjilan, Kosovë
Detyrat primare – Pozita Vozitës me Furgon me kategri B
• Dërgimi i porosive të mallit:
• Koordinimi për liferim të mallit me përgjegjësit në depo:
• Përfaqësim i drejtë & professional i kompanisë:
• Plotësimi i raporteve:
• Detyra të tjera të ngjashme:
Kritere:
• Përshtatja me ekip:
• Puna grupore është e përditshme, përshtatje me grupin:
• Sjellja dhe komunikimi formal gjithmonë në kontura të punës:
Raportimi:
• Kryerja e detyrave me përpikëri:
• Raportimi te personat kompentent
• Ruajtja e konfidencialitetit:
• Përgjegjësia në detyrat e punës:
Arsimimi:
• I mesëm (mjafton)
Përvoja:
• Përvojë e dëshmuar në lëmi të njejtë të punës
Aftësitë:
• Aftësi të shkëlqyera ndërpersonale dhe komunikative për të punuar:
• Aftësi të forta udhëheqëse për punë ekipore:
• Adaptueshmëri për të trajtuar sfidat dhe zakonet e panjohura
Ne ofrojmë:
• Ambient profesional dhe dinamik pune;
• Mundësi zhvillimi dhe avancimi në karrierë;
• Pagesë konkurruese sipas përvojës dhe kualifikimeve.
Të gjithë kandidatët e interesuar mund të dërgojnë CV-në e tyre në adresën elektronike:
hr@royalbev.com Duke shënuar ne Subjekt të Emailit Pozitën për të cilën aplikon.
Për çdo informatë shtesë mund të kontaktoni edhe në numrin e tel: ☎️ +383 49 761 995
Afati për aplikim: Deri në plotësimin e pozitave.
Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen.

