Të premten parashikohet mot me diell dhe vranësira të pakta. Do të jetë shumë nxehtë. Në zonat malore mund të ketë ndonjë reshje të dobët shiu, kryesisht në Bajgorë.
Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme me shpejtësi prej 10-30 km/h.
Temperaturat minimale do të lëvizin prej 16 deri në 19°C, ndërsa ato maksimale prej 31 deri në 34°C. /MeteoKosova/

