Kamenica bëhet sonte qendra e atmosferës verore, me nisjen zyrtare të edicionit të katërt të “Kamenica Summer Fest 2026”.
Hapja e festivalit do të mbahet në Sheshin “Metush Krasniqi”, duke filluar nga ora 20:00, ku qytetarët do të kenë mundësi të shijojnë një program të pasur me muzikë, kulturë, sport dhe aktivitete të ndryshme për të gjitha grupmoshat.
Ky festival tashmë është shndërruar në një nga ngjarjet më të rëndësishme verore në Kamenicë, duke sjellë atmosferë festive dhe duke bashkuar qytetarët, të rinjtë dhe vizitorët në një ambient të veçantë argëtimi.
Organizatorët kanë ftuar të gjithë qytetarët që t’i bashkohen hapjes së festivalit dhe të bëhen pjesë e ditëve të mbushura me energji, ritëm dhe aktivitete.
Kamenica Summer Fest 2026 nis sonte rrugëtimin e tij, duke e kthyer qytetin në një pikë të rëndësishme të argëtimit veror.

