Meteo Kosova ka njoftuar se sot në Gjilan është regjistruar temperatura më e lartë e këtij viti.
Sipas njoftimit, temperatura në Gjilan ka arritur deri në 36°C, përkatësisht 35.5°C, duke shënuar njëkohësisht temperaturën më të lartë të regjistruar gjatë këtij viti.
Ndërkohë, në orët në vijim pritet shtim i vranësirave në të gjithë vendin, me zhvillime lokale të rrebesheve të shiut, të shoqëruara me shkarkesa rrufesh. Lokalisht nuk përjashtohet as mundësia për breshër.

