SC Gjilani ka siguruar shërbimet e talentit të Kosovës U21, Dior Gerbovci shkruan Radio Star.
Burime brenda klubit të SC Gjilanit kanë bërë të ditur për Radio Star se Dior Gerbovci tashmë është lojtar i klubit gjilanas, duke konfirmuar kështu transferimin e tij.
Gerbovci, i cili është pjesë e përfaqësueses së Kosovës U21, konsiderohet një nga talentet premtues të futbollit kosovar. Me afrimin e tij, SC Gjilani ka përforcuar skuadrën me një lojtar të ri dhe me potencial, i cili pritet të jetë pjesë e rëndësishme e ekipit në vazhdim të sezonit.

