Këngëtarja e njohur Pandora ka publikuar projektin e saj më të ri muzikor me titull “Fati Na Bashkoj”, një këngë që sjell një histori të veçantë dashurie, ku ndërthuren emocionet, kujtimet dhe fuqia e fatit që bashkon dy njerëz.
Kënga është realizuar me tekst dhe muzikë nga Arben Beha, ndërsa për orkestrimin dhe realizimin final muzikor është kujdesur Fisnik Bajrami, i cili ka bërë edhe Mix & Master. Projekti është regjistruar në STUDIO FISSI.
Klipi i këngës është realizuar nga BUG PRODUCTION, ndërsa xhirimet janë zhvilluar kryesisht në ambientet mbresëlënëse të Vali Ranch Resort Congress Center, duke i dhënë projektit një pamje elegante dhe atmosferë romantike.
“Fati Na Bashkoj” trajton historinë e një çifti, rrugëtimi i të cilëve ndërthuret nga momentet e jetës deri në bashkimin që vjen si rezultat i fatit. Përmes melodisë dhe pamjeve filmike, Pandora sjell një rrëfim emocional për dashurinë dhe lidhjet që krijohen përtej çdo pengese.
Në realizimin vizual kanë kontribuar edhe Çelo: Arzie Jusufi, ndërsa për stilimin janë kujdesur Studio DONA – Gjilan (Hair & MakeUp).
Me këtë projekt, Pandora sjell një tjetër këngë të ndjerë për publikun, duke vazhduar rrugëtimin e saj artistik me një krijim që pritet të pëlqehet nga adhuruesit e muzikës.

