Kalendari i Dëgjimeve Buxhetore për Planifikimin Buxhetor 2027–2029.
Komuna e Gjilanit fton të gjithë qytetarët të marrin pjesë në dëgjimet buxhetore për planifikimin e buxhetit komunal për periudhën 2027–2029.
Përmes këtyre takimeve, qytetarët do të kenë mundësinë të paraqesin kërkesat, idetë dhe prioritetet e tyre për investimet dhe zhvillimin e komunitetit, duke kontribuar drejtpërdrejt në hartimin e buxhetit komunal.
🗓️ Dëgjimet do të mbahen sipas kalendarit të publikuar, në datat 27 korrik – 6 gusht 2026, në lokalitete të ndryshme të Komunës së Gjilanit.

