Klubi i Futbollit DRITA do ta zhvillojë sonte një tjetër ndeshje të rëndësishme, ndërsa grupi i tifozëve “Intelektualët” ka bërë thirrje për mobilizim të plotë dhe mbështetje masive nga tribunat.
Përmes një njoftimi, “Intelektualët” kanë bërë të ditur se nisja drejt Prishtinës do të bëhet nga stadiumi “Selami Osmani”, në ora 17:30, ndërsa shpërndarja e biletave për të gjithë anëtarët do të realizohet para nisjes.
Në mesazhin e tyre, tifozët theksojnë se skuadra ka nevojë më shumë se kurrë për përkrahjen e tyre dhe ftojnë secilin që të jetë pjesë e këtij udhëtimi.
Thirrja e “Intelektualëve”:
Nesër udhëtojmë drejt Prishtinës!
Nisja nga stadiumi “Selami Osmani”, në ora 17:30. Shpërndarja e biletave për të gjithë anëtarët bëhet para nisjes.
Klubi ynë i zemrës ka shumë nevojë për ne. Andaj, nesër mos mungo. Shkojmë së bashku, vetëm për emrin e madh DRITA!
N’zemrën tonë… veç TI je.

