Katër persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit të së premtes në rrugën Gjilan–Koretishtë.
Sipas Policisë, aksidenti është regjistruar rreth orës 05:00, ku janë përfshirë dy automjete.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Valon Osmani, ka bërë të ditur se të lënduar kanë mbetur të dy drejtuesit e automjeteve dhe dy pasagjerë.
Të gjithë të lënduarit kanë marrë trajtim mjekësor në Qendrën Emergjente të Spitalit të Përgjithshëm në Gjilan, ndërsa më pas janë liruar për në shtëpi.
Policia po merret me hetimin e rrethanave të aksidentit.

