
Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës ka shpallur person të padëshirueshëm në territorin e Republikës së Kosovës shtetasin e Serbisë, Vladimir Lučić.
Sipas vendimit të nënshkruar nga Ministri i Punëve të Brendshme, Lučić-it i ndalohet hyrja në territorin e Kosovës, me efekt nga data e nënshkrimit të vendimit.
Në arsyetimin e vendimit thuhet se Lučić, përmes deklaratave publike, ka shprehur qëndrime që, sipas MPB-së, tentojnë të cenojnë drejtpërdrejt sovranitetin, integritetin territorial dhe rendin kushtetues të Republikës së Kosovës, duke promovuar dhe mbështetur publikisht veprime dhe politika që sfidojnë institucionet kompetente të Kosovës.
Vendimi përmend në mënyrë të veçantë sektorin e telekomunikacionit, përfshirë infrastrukturën telekomunikuese.
Vendimi është nxjerrë në bazë të dispozitave të Ligjit për ltë Huajt dhe hyn në fuqi ditën e nënshkrimit./Gazeta10
