FC Drita ka thirrur konferencë për media, ku do të bëhet prezantimi zyrtar i trajnerit të ri, Ardian Nuhiu.
Konferenca do të mbahet sot, 10 gusht, në ora 18:30, ku Nuhiu do të prezantohet para mediave dhe tifozëve si trajner i ri i kampionëve në fuqi të Kosovës.
Ardian Nuhiu rikthehet në krye të Dritës, klub me të cilin më herët kishte arritur të shpallej kampion i Kosovës.
Në konferencë pritet të flitet për rikthimin e tij në klub, objektivat e sezonit dhe planet për vazhdimin e rrugëtimit të kampionëve.

