Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport në Komunën së Kamenicës, në bashkëpunim me Klubin Letrar “Nositi”, ka shpallur Thirrjen Publike për pjesëmarrje në konkursin letrar kushtuar 100 vjetorit të lindjes së heroit Metush Krasniqit.
Në këtë konkurs ftohen të marrin pjesë krijuesit letrar nga mbarë hapësira shqiptare me punimet e tyre në prozë dhe poezi.
Tre punimet më të mira në secilën kategori do të shpërblehen me çmime:
Vendi i parë: 300 euro
Vendi i dytë: 200 euro
Vendi i tretë: 100 euro
Punimet në poezi nuk duhet të jenë më të gjata se 40 vargje, ndërsa ato në prozë deri në 1000 fjalë. Ora letrare dhe leximi i punimeve të vlerësuara nga komisioni do të mbahet më 19.08.2026, në ora 10:00, në Shtëpinë e Kulturës “Isa Kastrati” në Kamenicë.
Punimet duhet të dërgohen me shifër deri më 17.08.2026 në adresën elektronike: klubiletrarnositi@gmail.com.
Ky aktivitet synon të nderojë jetën dhe veprën e Metush Krasniqit, duke nxitur njëkohësisht krijimtarinë letrare dhe promovimin e vlerave kulturore kombëtare.

