Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës kanë njoftuar se kanë arrestuar një gjyqtar të Gjykatës Themelore në Prishtinë, me inicialet A.G., nën dyshimin për keqpërdorim të detyrës zyrtare.
Sipas njoftimit, hetimi ndaj tij është zhvilluar për disa muaj, ndërsa autoritetet kanë siguruar prova që kanë ngritur dyshimin e arsyeshëm për përfshirjen e tij në veprën penale.
Për shkak të integritetit të hetimit dhe prezumimit të pafajësisë, Prokuroria ka bërë të ditur se nuk mund të japë detaje të tjera në këtë fazë./Arbresh.info
