Në prag të fillimit të sezonit të ri në Superligën e Kosovës, kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, ka zhvilluar takime me drejtuesit e dy klubeve të qytetit, FC Drita dhe SC Gjilani. Në fokus të takimeve kanë qenë përgatitjet për sezonin e ri, infrastruktura sportive dhe investimet që pritet të realizohen në stadiumet e qytetit.
Hyseni ka bërë të ditur se, përveç punimeve që po zhvillohen në Stadiumin e Qytetit, Komuna e Gjilanit do të nisë edhe investime kapitale në Stadiumin Ndihmës.
Shkrimi i plotë i Alban Hysenit:
“Sot zhvilluam takime të rëndësishme me krerët e dy klubeve tona të zemrës, FC Drita dhe SC Gjilani. 🤝
Përveç punës që po bëhet për Stadiumin e Qytetit, bashkë diskutuam për investimet tona të radhës që do të zhvillohen paralelisht.
Lajmi i mirë është se po fillojmë me investime kapitale në Stadiumin Ndihmës. Ky projekt përfshin rregullimin e plotë të infrastrukturës përcjellëse dhe vendosjen e reflektorëve modernë, gjë që do të mundësojë që ndeshjet dhe stërvitjet të zhvillohen edhe gjatë natës.
Sporti në Gjilan po merr vëmendjen e merituar!💪🏼”

